Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Europa kundër Trump: Jo tokë Rusisë! Paraqesin propozim alternativ në SHBA
Pas reagimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që hodhi poshtë idenë për dhënien e territorit Rusisë, gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi se zyrtarët ukrainas dhe evropianë i kanë paraqitur Uashingtonit një propozim të ri. Kjo erdhi pasi Kremlini për armëpushimin sugjeroi shkëmbimin e territoreve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut. Duke cituar dy zyrtarë evropianë Wall Street Journal raportoi të shtunën se propozimi, i paraqitur Zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, të dërguarit të Ukrainës Keith Kellogg dhe Steve Witkoff, përsërit se Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në çdo negociatë të zhvilluar me Rusinë, ndërsa kërkon gjithashtu që një armëpushim të zbatohet para se të ndërmerren hapa të mëtejshëm. Sipas zyrtarëve, kjo u propozua në një takim me zyrtarë të...