Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjirokastër, zjarri pranë Nënstacionit të Vjetër Elektrik, shuhet nga zjarrfikësit
Në orën 21:55, Drejtoria MZSH Gjirokastër mori njoftim nga një qytetare se pranë Nenstacionit të Vjetër Elektrik ishte vërejtur një vatër zjarri. Menjëherë u nis drejt vendngjarjes automjeti zjarrfikës me efektivët.Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se zjarri sapo kishte marrë përhapje. Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht, pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo në njerëz.