Dita Kombëtare e Gruas në Afrikën e Jugut

Dita Kombëtare e Gruas në Afrikën e Jugut

Më 9 gusht 1956, rreth 20 mijë gra nga e gjithë Afrika e Jugut marshuan drejt ndërtesës së Union Buildings në Pretoria, për të dorëzuar një peticion kundër ligjeve diskriminuese të apartheidit, veçanërisht atyre që kufizonin lëvizjen e personave me ngjyrë. Ky ishte një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe uniteti, ku gratë nga të gjitha racat dhe etnitë dolën bashkë për të thënë se padrejtësia nuk mund të pranohej më. Simbol i kësaj proteste u bë heshtja e fuqishme e grave, e ndjekur nga kënga “Wathint’ Abafazi, Wathint’ Imbokodo” (“Kur prek një grua, prek një shkëmb”), që u kthye në thirrje frymëzuese për barazi dhe dinjitet., shkruan KultPlus. Pas rënies së regjimit të apartheidit, ky moment historik u bë festë zyrtare kombëtare në vitin 1995...