Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Historia e panjohur dhe e dhimbshme e Sulltanës
Nga: Bajram Karabolli Dora m’u thaftë! Ka dhjetë vjet që e kam mësuar këtë histori, sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme, dhe nuk kam shkruar asgjë për të.Ishte vera e vitit 1913 kur barbarët serbë, në mëngjes herët futen befasisht dhe kusarisht në fshatin shqiptar Qafë të Maqedonisë së Veriut. E dini ku ndodhet ky fshat?…Eh, ç’them unë! Ne shqiptarët e Shqipërisë nuk dimë asgjë për vëllezërit tanë matanë kufijve të Shqipërisë. Për gjysmë shekulli komunizëm, apo kohë e Enver Hoxhës, siç quhet ndryshe, ne nuk bënim asnjë orë mësimi për Kosovën dhe viset shqiptare jashtë Shqipërisë. Për ne, gjatë asaj periudhe, jashtë kufijve të Shqipërisë, kishte vëllezër jugosllavë, vëllezër rusë, vëllezër kinezë, vietnamezë dhe dreqi e di sa lloj vëllezërish patëm (o Zot,...