Përfshihen nga flakët sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Himarë, përhapen me shpejtësi nga era

Përfshihen nga flakët sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Himarë, përhapen me shpejtësi nga era

Situata me zjarret në vend vijon të mbetet shqetësuese. Zjarri ka përfshirë fshatin Bolenë të Bashkisë së Himarës. Flakët kanë depërtuar në një zonë të pyllëzuar me pisha dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës. Ndërkohë në vend ka mbërritur edhe një zjarrfikëse dhe gjithashtu po i bashkohet një tjetër zjarrfikëse nga Himara. Në ndihmë kanë ardhur edhe banorë për të bërë të mundur që zjarri të mos avancojë drejt fshatit.