Kërcënoi gruan me thikë, e pëson keq i moshuari shqiptar në Itali

Kërcënoi gruan me thikë, e pëson keq i moshuari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bastia, Umbria, ku një 76-vjeçar ka kërcënuar gruan e tij me një thikë të madhe, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Assisit, gjithçka ka ndodhur pas një telefonate alarmuese në numrin emergjent 112. Gruaja e të moshuarit, e frikësuar për jetën e saj, ka kërkuar ndihmë pasi burri i saj, i lindur në vitin 1949 dhe me probleme shëndetësore, kishte shpërthyer në agresivitet dhe kishte marrë një thikë, me të cilën e kërcënonte. Agjentët e policisë, të cilët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, e kanë gjetur burrin në gjendje të rënduar emocionale dhe me thikën ende në dorë. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, ai është qetësuar dhe çarmatosur pa...