Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen edhe banesat

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen edhe banesat

Mbrëmjen e sotme, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë fshatin Bolenë, duke kërcënuar banesat dhe varrezat e zonës. Flakët, të përhapura me shpejtësi për shkak të erës së fortë, e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, është kërkuar ndihmë nga ajri dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit mbi zonën e prekur. Forcat zjarrfikëse, së bashku me banorët, po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll dhe shuar plotësisht zjarrin. Situata mbetet ende e vështirë.