Vengu: Izolohen 15 vatra zjarri, 6 ende aktive

Vengu: Izolohen 15 vatra zjarri, 6 ende aktive

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se falë angazhimit të forcave të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, zjarrfikësve vendorë dhe ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e disa vatrave zjarri në territorin e Shqipërisë. Zjarret e fikura janë regjistruar në: Lleshan (Gramsh), Turan (Korçë), Kakavijë (Dropull), Kuç (Himarë), Kavajë (Lagjja Nr.1), Sohodoll (Dibër), Vlorë (Lagjja “Pavarësia”), Katund i Ri (Durrës), Ril (Lezhë), Laknas (Kamëz), Larushkë (Krujë), Nartë (Vlorë), Hajmel (Vau i Dejës), Pyll i Sodës (Vlorë) dhe Fishtë (Lezhë). Megjithatë, disa vatra mbeten aktive dhe paraqesin rrezik: Velahovë dhe Dhrovjan (Bashkia Finiq) – Operacioni po mbështetet nga Forcat Ajrore dhe automjete zjarrfikëse të FA, me prioritet mbrojtjen e banesave. Tragjas (Vlorë) – Vatra e...