Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë të Vlorës, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit. Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur fikjen e tyre nga toka. Menjëherë është kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit për të vendosur në kontroll situatën. Forcat zjarrfikëse dhe banorët vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.