Takimi Putin-Trump, Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit

Takimi Putin-Trump, Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përsëritur sot se “e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, vetëm pak ditë para samitit të shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, që do të zhvillohet më 15 gusht në Alaska. Përmes një postimi në platformën X, Macron tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me fokus situatën diplomatike përpara takimit dypalësh SHBA-Rusi që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë. “Edhe evropianët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, sepse siguria e tyre është në rrezik”, shkroi Macron, duke bërë të ditur se kishte biseduar gjithashtu me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer. Nga ana tjetër, presidenti Zelensky konfirmoi gjithashtu bisedën me...