Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump-Putin, samiti në Alaskë për Ukrainën pa Zelenskyn? Kievi në alarm për “marrëveshjen e shekullit” që favorizon Kremlinin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “lokacioni ka rëndësi”. Dhe menjëherë pas kësaj, ai ka shpallur Alaskën si vendin ku presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të promovojë një “marrëveshje historike”, e cila parashikon që Ukraina t’i dorëzojë Rusisë territore që Moska ende nuk i ka pushtuar plotësisht. Analiza nga CNN: Kushtet e këtij samiti, i parashikuar të mbahet të premten, janë aq të favorshme për Moskën, sa që nuk është çudi që Putin pranoi me dëshirë ftesën, pas muajsh “negociatash të rreme”. Dhe është e vështirë të imagjinohet një marrëveshje që del nga kjo tryezë pa shkaktuar një humbje të rëndë për Kievin. Reagimi i Ukrainës dhe i aleatëve evropianë ka qenë i ashpër dhe i menjëhershëm, sidomos pas raportimeve se emisari...