Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, pak çaste më vonë makina mori flakë
Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës. Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur. Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër, i cili la profesionin për t’u bërë polic, u hodh menjëherë në ndihmë. Ai rrëfen se ka vepruar instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë pak çaste më vonë. Sipas tij, pavarësisht se aty ndodheshin rreth 30 persona, askush tjetër nuk ndërhyri për të ndihmuar. Pas ngjarjes, polici hero ka marrë shumë falënderime nga qytetarë të thjeshtë dhe u...