Samiti Trump-Putin në Alaskë, a po përgatitet Ukraina për një “disfatë të ngadaltë”?

Samiti Trump-Putin në Alaskë, a po përgatitet Ukraina për një “disfatë të ngadaltë”?

Takimi i ardhshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Alaskë ka ngjallur shqetësime të thella në Ukrainë dhe në mbarë botën. Vendndodhja, një territor që Rusia ia shiti SHBA-së 158 vjet më parë, shihet si një simbolikë e rëndë nga analistët e CNN-it. Sipas tyre, kushtet e samitit e favorizojnë aq shumë Moskën, sa është e vështirë të pritet një marrëveshje që nuk dëmton rëndë interesat e Ukrainës. Propozimi i Putinit, i cili iu paraqit të dërguarit të Trumpit, Steve Witkoff, parashikon që Ukraina të lëshojë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, pjesa më e madhe e të cilit tashmë është nën pushtim rus, si dhe gadishullin e Krimesë, të aneksuar ilegalisht në 2014-ën. Donbasi, zemra e konfliktit...