Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, sa do të shënojë termometri ditën e diel
Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në tyë gjithë territorin, kryesisht mot i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 42 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 18 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/s. Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.