Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Përfundon restaurimi i shtëpisë ikonike në Janjevë, vazhdojnë punimet në monumentet tjera
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve restauruese në një nga shtëpitë më ikonike të Janjevës, duke theksuar se puna për restaurimin e monumenteve historike nëpër gjithë Kosovën vazhdon me intensitet të lartë, shkruan KultPlus. Sipas Çekut, drejt përfundimit janë edhe kulla e Azem Ramë Lokajt dhe ajo e Florim Gecajt në Deçan, ndërsa vijojnë punimet në kullën e Bashor Pren Gegajt në Istog, shtëpinë e Naser Thaçit në Han të Elezit, si dhe në shtëpinë Dobruna-Polloshka, kullën e Shain Dulës dhe kullën e Tahsun Beut në Gjakovë. Ministri ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke theksuar se ajo nuk duhet të shihet si një barrë, por si një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik...