Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërcënoi gruan me thikë, arrestohet 76-vjeçari
Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rajonin e Umbrias. Ka qenë një telefonatë në numrin emergjent 112, ajo që ka vënë alarmin te policia e cila ka ndërhyrë menjëherë, duke shpëtuar gruan nga burri dhunues. Gruaja e të moshuarit, e frikësuar për jetën e saj, ka kërkuar ndihmë pasi burri i saj me probleme shëndetësore, kishte shpërthyer në agresivitet dhe kishte marrë një thikë, me të cilën e kërcënonte. Agjentët e policisë, të cilët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, e kanë gjetur burrin në gjendje të rënduar emocionale dhe me thikën ende në dorë. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, ai është qetësuar dhe çarmatosur pa incidente....