Rriten edhe më shumë çmimet e apartamenteve! Të huajt blenë 1.6 miliardë euro prona në Shqipëri gjatë 10 viteve

Rriten edhe më shumë çmimet e apartamenteve! Të huajt blenë 1.6 miliardë euro prona në Shqipëri gjatë 10 viteve

Nga përtej oqeanit, tek vendet skandinave e deri nga Italia fqinje. 25% e pronave të shitura në 5 vitet e fundit u blenë nga shtetas të huaj. “Në Shqipëri, pjesa më e madhe që blejnë janë shqiptarët, por edhe të huajt që zënë një vend shumë të rëndësishëm. Të huajt blejnë, sepse për ata është akoma një treg shumë konkurrues. Blejnë polakët, ukrainasit, belgët, vendet nordike”, thotë Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se brenda 1 dekade të huajt kanë blerë 1.6 miliardë euro prona. Ekspertët e tregut pohojnë se Tirana preferohet për investim, ndërsa bregdeti për të jetuar. “Ka dy kategori që blejnë. Blejnë për të investuar kryesisht në qendër të Tiranës, por blejnë mosha...