Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arben Taravari zbulon për herë të parë takimin privat me Ramën dhe Kurtin dhe dy kërkesat e rëndësishme
Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, ka zbuluar detaje nga një takim me kryeministrat shqiptarë Edi Rama dhe Albin Kurti në një prej hoteleve në Maqedoni një vit më parë. “Po e them ekskluzivisht këtu, unë kam pasur një takim të përbashkët me dy kryeministrat shqiptar, zotin Edi Rama dhe zotin Albin Kurti në një prej hoteleve në Maqedoni. Të dy kryeministrat ishin në një samit, u takuam bashkë dhe insistimi i tyre ka qenë që vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare të gjithë partitë shqiptare të dalin me një listë të përbashkët. Pra, insistimi i tyre ishte: a mund të bëhemi bashkë? Do të ishte shumë mirë që...