Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut”/ Biografia që shkatërron princin Andrew! Skandale me para, seks dhe lidhje të errëta me Epstein
Një biografi e re e Princit Andrew hedh dritë mbi skandalet që kanë tronditur familjen mbretërore për vite me radhë, duke u përqendruar tek dy temat që nuk kanë pushuar kurrë së shkaktuar telashe: paratë dhe skandalet seksuale. Libri “Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut” nga Andrew Lownie është një portret i pamëshirshëm i princit, i cili përshkruhet si arrogant, egoist dhe në mohim të lidhjeve të tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein. Ky studim me më shumë se 450 faqe, i bazuar në katër vite kërkime dhe qindra intervista, ofron detaje të reja e të papritura për një histori tashmë të njohur. Nga mbrëmjet e beqarisë me yje si Billy Connolly, Sir Elton John dhe regjisori Woody Allen, që po ashtu është lidhur...