Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Syri TV/ ‘Noto drejt lirisë’ në Shkodër, nderim për ata që sfiduan diktaturën
Përmes një noti prej rreth 5 kilometrash deri në derdhjen e Bunës, disa qytetarë përkujtuan dhjetëra djem e vajza që rreth katër dekada më parë, nën presionin e armëve, sfiduan komunizmin dhe kaluan kufirin me not. Organizatori i aktivitetit, Kliti Hoti njëkohësisht deputet i zgjedhur i PD-së, theksoi se kjo nismë zhvillohet për të nderuar ata që sfiduan diktaturën dhe na mësuan se liria fitohet me sakrifica dhe nuk dhurohet. Për pjesëmarrësit, jo vetëm nga Shkodra por edhe nga qytete të tjera, emigrimi mbetet një plagë e vjetër. Të izoluar dhe në kushte të vështira, dhjetëra të rinj morën guximin të kalonin me not drejt Malit të Zi. Disa ia dolën të arratiseshin, ndërsa të tjerë u vranë nga regjimi i kohës. Ky është viti...