Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosën karabinierin gjatë grabitjes së armatosur të banesës së tij, arrestohet një nga ‘skifterët’ shqiptarë në Itali
Një karabinier u plagos gjatë përleshjes me ‘skifterët’ shqiptarë, teksa gjurmët e ADN-së tradhtuan një prej tyre, i cili ra në pranga rreth një vit nga krimi. Ngjarja ka ndodhur në Alba Adriatica të Italisë dhe arrestimi i 38-vjeçarit u bë në Rovigo. Grabitja ndodhi në orën 18:30 të mbrëmjes më 19 nëntor 2024, në një vilë në Martinsicuro, kur tre persona me kapuç hynë me forcë për të grabitur shtëpinë. Pa dijeninë e tyre, nëna e moshuar e pronarit, ky një Kryebrigadier i Karabinierëve që shërbente në Kompaninë Alba Adriatica, ishte në papafingo. E alarmuar nga zhurma, gruaja telefonoi menjëherë të birin, i cili me të nxituar në shtëpi, e gjeti veten përballë kriminelëve. Pavarësisht se u identifikua si Karabinier dhe i urdhëroi ata...