Raksha Bandhan: Festa që forcon lidhjen mes motrave dhe vëllezërve

Raksha Bandhan: Festa që forcon lidhjen mes motrave dhe vëllezërve

Sot, më 9 gusht, miliona njerëz në Indi dhe komunitete të tjera hindu në mbarë botën festojnë Raksha Bandhan, një nga festat më të dashura dhe të ngrohta të traditës indiane. Kjo ditë simbolizon dashurinë, kujdesin dhe mbrojtjen që motrat dhe vëllezërit kanë për njëri-tjetrin.Gjatë ceremonisë, motrat lidhin një byzylyk të shenjtë të quajtur rakhi në dorën e vëllezërve, duke u lutur për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Në këmbim, vëllezërit u japin dhurata dhe u premtojnë se do t’i mbrojnë në çdo rrethanë, shkruan KultPlus.Raksha Bandhan ka origjinë të lashtë, me rrënjë në legjenda dhe tekste të shenjta, ku ky gjest simbolik shfaqet si shenjë e besnikërisë dhe dashurisë familjare. Sot, festa shoqërohet me takime familjare, gatime tradicionale dhe një atmosferë gëzimi që tejkalon...