FOTO – Presidenti i Republikës Bajram Begaj viziton Xhaminë e Plumbit, pritet nga myftiu Muhamed Sytari

FOTO – Presidenti i Republikës Bajram Begaj viziton Xhaminë e Plumbit, pritet nga myftiu Muhamed Sytari

Paraditën e së shtunës, më 9 gusht 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt në Xhaminë e Plumbit, ShTZ. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë. Pasi i uroi mirëseardhjen në Shkodër, Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës, Myftiu i Shkodrës, shprehu kënaqësinë e tij me rastin e kësaj vizite bujare që Presidenti Begaj, pati mirësinë të zhvillojë sot në xhaminë e Plumbit. Vizita e Presidentit të Republikës në xhaminë e restauruar të Plumbit, u shoqërua me një bashkëbisedim të përzemërt, që u zbukuruar edhe me detajet e shumta të xhamisë historike. Bashkëbisedimi i ngrohtë, vijoi edhe gjatë vizitës në ambientet e brendshme dhe të jashtme të kompleksit islam të Xhamisë së Plumbit, që u vlerësua edhe nga...