Monteverde pret “Çelësin e Milotit”,skulpturën më të madhe prej çeliku në Europë

Monteverde pret “Çelësin e Milotit”,skulpturën më të madhe prej çeliku në Europë

Pas gati gjashtë vitesh pritjeje, pengesash burokratike dhe debateve publike, “Çelësi i Monteverginës”, vepra monumentale e artistit të njohur shqiptar Alfred Mirashi – Milot, do të vendoset më në fund në Monteverde, një nga fshatrat më të bukur të Italisë. Skulptura, e realizuar në çelik cor-ten, konsiderohet si më e madhja e këtij lloji në Evropë dhe është e mbushur me simbolikë: një çelës i përdredhur, i paaftë për të mbyllur ndonjë derë, i kthyer kështu në një metaforë të fortë për hapjen, mikpritjen dhe shpresën.Projekti i kësaj vepre nisi nën drejtimin e ish-presidentit të Provincës së Avellinos, Domenico Biancardi, si pjesë e punimeve për ndërtimin e Polos Enologjik të qytetit të Abellinum dhe Bassa Valle del Sabato. Fillimisht ishte menduar që skulptura të vendosej...