Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Veliera me flamur gjerman bllokohet në grykëderdhjen e lumit Seman
Dy shtetas gjermanë kanë mbetur të bllokuar në velierën e tyre në grykëderdhjen e lumit Seman, që prej mbrëmjes së djeshme.Veliera ishte me flamur gjerman. Pasi kërkuan ndihmë nga njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut.Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme informoi sot policia e Vlorës.