Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Blendi Gonxhja: Regjistrimet në arsimin profesional, më të lartat në 25 vitet e fundit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur sot se numri i regjistrimeve në arsimin profesional ka arritur nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një “arritje historike”. Sipas tij, aktualisht 19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në arsimin profesional, një tregues që shënon rritje të ndjeshme dhe i atribuohet reformave të ndërmarra nga qeveria. “Falë investimeve moderne, laboratorëve të pajisur, stafit mësimdhënës të kualifikuar, profileve të reja dhe arsimit dual, rezultatet janë të prekshme. Jemi në rrugën drejt objektivit që deri në vitin 2030, një në tre nxënës të ndjekë arsimin profesional”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale. Arsimi i mesëm profesional ofron programe kualifikimi dy,...