Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia Kufitare shpëton dy turistë gjermanë të bllokuar me velierë në grykëderdhjen e Semanit
Policia Kufitare e Vlorës ka ardhur në ndihmë dy shtetasve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Sipas njoftimit zyrtar, Salla Operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë u informua se një velierë me flamur gjerman, me dy persona në bord, kishte nevojë për asistencë. Menjëherë, një mjet lundrues i Njësisë së Patrullës Detare u nis drejt vendngjarjes dhe bëri të mundur transportimin e sigurt të turistëve drejt bregut. Verifikimet treguan se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe ishte bllokuar në zonë për shkak të kushteve të terrenit. Të dy shtetasit gjermanë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit të Vlorës për veprimet...