Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore

Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore

Në 80-vjetorin e përdorimit të bombave atomike për herë të parë në ndonjë luftë, mijëra persona kanë kryer lutje në qytetet japoneze, Hiroshima dhe Nagasaki, teksa zyrtarët japonezë kanë paralajmëruar liderët botërorë për kokat bërthamore që ekzistojnë edhe sot. Hiroshima, qytet në perëndim të Japonisë, pothuajse është rrafshuar me tokë më 6 gusht të vitit 1945, kur Shtetet e Bashkuara e kanë gjuajtur bombën atomike të quajtur “Djaloshi i vogël”. Zjarri i bombës që është përhapur në qytet ka shkuar në mbi 4.000 gradë Celsius. Më 9 gusht është bombarduar qyteti tjetër japonez, Nagasaki me bombën e quajtur “Burri i shëndoshë”. Sipas autoriteteve japoneze, mbi 200.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e bombave shumica menjëherë për shkak të shpërthimeve, ndërsa të tjerë për shkak të...