Akuzohen si operativë të Mossadit, Irani arreston 20 persona të dyshuar si spiunë të Izraelit

Akuzohen si operativë të Mossadit, Irani arreston 20 persona të dyshuar si spiunë të Izraelit

Irani ka arrestuar 20 persona që i akuzon si operativë të agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në muajt e fundit, raporton Reuters. Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran se akuzat kundër disa prej të arrestuarve ishin rrëzuar dhe ishin liruar. Ai nuk dha një numër të caktuar. “Gjyqësori nuk do të tregojë asnjë butësi ndaj spiunëve dhe agjentëve të regjimit sionist, dhe me vendime të prera, do t’i bëjë të gjithë shembull”, u citua Jahangiri nga mediat iraniane. Ekzekutimet e iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin janë rritur ndjeshëm këtë vit, me të paktën tetë dënime me vdekje të kryera në muajt e fundit. Të mërkurën, Irani ekzekutoi shkencëtarin bërthamor Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin....