Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Qyteti i Elbasanit në 100 vjet” – ekspozitë
Përgjatë mureve të lashta të kalasë, pranë kullës së sahatit, Qendra e Artit hapi ekspozitën “Elbasani në 100 vjet”. Ky udhëtim vizual sjell një shekull historie të qytetit, duke ndalur në ngjarje të rëndësishme, personalitete të spikatura dhe ndryshimet që kanë formësuar identitetin e tij. Shumë qytetarë u ndalën për ta vizituar, duke ndarë me nostalgji kujtime të lidhura me fotot e ekspozuara. Ata vlerësuan rëndësinë e aktiviteteve që rikthejnë në qendër të vëmendjes trashëgiminë kulturore dhe historike të Elbasanit. Drejtori i Qendrës së Artit theksoi se këto iniciativa krijojnë një atmosferë pozitive në qytet, duke hapur një sezon të pasur artistik. Gjatë gjithë muajit gusht, Elbasani do të mirëpresë aktivitete të ndryshme kulturore, të përshtatura për të gjitha grupmoshat./KultPlus.com