“Shqipëria, destinacion magjepsës”/ Mediat spanjolle: Vijë bregdetare me bukuri që rivalizojnë Greqinë dhe Italinë

“Shqipëria, destinacion magjepsës”/ Mediat spanjolle: Vijë bregdetare me bukuri që rivalizojnë Greqinë dhe Italinë

Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme. Turistët çdo vit kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është kthyer në një nga vendet kryesore për tu vizituar. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “Super Deporte” për vendin tonë. E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse. “Super Deporte” e përshkruan si një destinacion magjepës të pazbuluar më parë. Me bregdetin e Adriatikut dhe Jonit që sipas medias spanjolle rivalizojnë plazhet e Greqisë dhe Italisë dhe me histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane. Qytete si Butrinti, një vend i trashgimisë botërore të UNESCO-s shkruan “super deporte” u...