Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Siguronte armë zjarri për Italinë, arrestohet 30-vjeçari Françesk Jaçaj
Françesk Mecaj është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Dërgesa”. Ky shtetas, i lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe akuzohet pëe trafikim të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake. Autoritetet shqiptare në koordinim me ato italiane bënë të mundur goditjen e këtij grupi kriminal, në të cilin bënte pjesë edhe Mecaj. 30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Lecco-s pranë Milanos/Itali, akuzohet se kishte dërguar armë drejt shtetit fqinj kundrejt fitimit financiar. Nga grumbullimi dhe analiza e informacionit, rezultoi se ky shtetas siguronte armë dhe municione luftarake për palë të treta në BE, duke përdorur...