SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, do t’i mirëpresin të shtunën në një takim këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Evropa dhe SHBA-ja për të biseduar për luftën e Rusisë në Ukrainë, tha zyra e kryeministrit Keir Starmer. Kryeministri britanik Starmer bisedoi në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para takimit të sigurisë, sipas njoftimit. Takimi do të jetë “një forum i rëndësishëm për të biseduar për përparimin drejt sigurimit të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim. “Të dy liderët përshëndetën dëshirën e presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte barbare dhe pajtuan se duhet të vazhdojmë të ushtrojmë trysni ndaj Putinit, që të përfundojë luftën e tij të paligjshme”, thuhet në...