Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në ‘Zonën e Treshit’, identifikohen dhe arrestohen 3 autorë, një tjetër shpallet në kërkim
Një 27-vjeçar mbeti i plagosur në këmbë, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit në zonën e njohur si “Zona e Treshit” në Tiranë. Ngjarja, e ndodhur për motive të dobëta, çoi në identifikimin e katër autorëve të dyshuar. Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një 35-vjeçar është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar një automjet dhe disa sende të tjera të vlefshme për hetimin. Vijon puna për gjetjen e armës së krimit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. U arrestuan shtetasit Bekim Nikolli, 47 vjeç dhe Alfred Lleshi, 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”; Njoftimi i Policisë: Tiranë Zbardhet dinamika e ngjarjes së...