Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Plagosën me armë zjarri 27-vjeçarin në Tiranë/ Arrestohen 3 persona, 1 shpallet në kërkim
Foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në "Zonën e Treshit" në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Policia ka zbardhur dinamiken e ngjarjes dhe ka identifikuar katër persona, tre prej të cilëve janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, shtetasit B. N., 47 vjeç, A. Ll., 42 vjeç dhe S. N., 35 vjeç kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë të riun e identifikuar si Renato Çadra i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 27- vjeçari nga krevati i spitalit ka deklaruar se nuk i njeh...