Përgjigje Ben Blushit! Arsimi i lartë nuk është privilegj lokal; strategjia duhet të jetë përgjegjësi e qeverisë, jo e biznesit

Përgjigje Ben Blushit! Arsimi i lartë nuk është privilegj lokal; strategjia duhet të jetë përgjegjësi e qeverisë, jo e biznesit

* Nga Prof. Dr. Gjokë Uldedaj E lexova me interes shkrimin e fundit të Ben Blushit – një ndër zërat më të artikuluar publikë, që nuk i ka munguar asnjëherë guximi për të provokuar, por që shpesh ia lejon vetes luksin e përgjithësimeve të rrezikshme. Dhe kjo ndodh pikërisht kur flet për sipërmarrjen shqiptare në arsim, duke e reduktuar në një klishe populiste: “ata nuk marketojnë, nuk zgjerohen, janë mendjengushtë”. Blushi është një stilist i fjalës, por si shumë stilistë, rrezikon ta përdorë mjeshtërinë si zbukurim dhe jo si mjet për të gërmuar thellë në realitetin kompleks. Po zgjedh t’i përgjigjem me fakte, jo me frazeologji. 1. “Biznesmenët nuk bëjnë marketing”? Kjo nuk është e vërtetë Po, Shqipëria ka potencial për të qenë destinacion arsimor....