Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarr masiv përfshin kodrat e fshatit Sejmenas, rrezikohen banesat
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pak minuta më parë në kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan. Flakët kanë përfshirë ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes drejt zonës së banuar. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të shmangin lëvizjet pranë vatrave të zjarrit dhe të bashkëpunojnë me shërbimet emergjente.