Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Vasil Vasili kthehet pas 35 vitesh me ekspozitën ‘Asnjëherë shumë larg’
Galeria “Art Saranda” hapi këtë vit sezonin me ekspozitën e parë të skulpturës, e cila vjen nga Kanadaja dhe është realizuar nga artisti Vasil Vasili. Ai është një pasionant i vizatimit dhe skulpturës, i cili ka filluar rrugëtimin e tij artistik në ish-Shtëpinë e Kulturës në Sarandë. Pas 35 vitesh, Vasili është rikthyer në qytetin ku nisi ëndrra e tij artistike, duke e përshkruar këtë ekspozitë si një udhëtim shpirtëror që sjell përjetimet, emocionet dhe lidhjen me kulturën, arkitekturën dhe traditat lokale në një formë të veçantë artistike. Kuratorja e ekspozitës, Katerina Kosqina, theksoi se secila prej veprave pasqyron përjetimet e thella dhe kujtimet e autorit, të cilat janë shndërruar në art. Ajo përmendi se përkundër sfidave të shumta në jetën e tij, Vasili ka...