“Shmangëm përplasjen Serbi – Kosovë”, Trump: Ndalëm diçka që ishte gati të niste, shpëtuam shumë jetë

“Shmangëm përplasjen Serbi – Kosovë”, Trump: Ndalëm diçka që ishte gati të niste, shpëtuam shumë jetë

Presidenti Donald Trump ka folur sërish për Kosovën, duke thënë se SHBA-ja ka ndaluar një konflikt të mundshëm në Kosovë dhe sipas tij, me këtë veprim janë shpëtuar shumë jetë. Deklaratën e fundit, Trump e bëri në Samitin e Paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. “Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të nisë. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh Trump. Ndërkohë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përshëndeti lidershipin e presidentit Trump dhe administratën e tij për marrëveshjen e paqes Azerbajxhan-Armeni.  “Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe globalisht”, tha Osmani përmes një postimi...