Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Qyteti i Elbasanit në 100 vjet”, ekspozitë me fotografi për figurat më të rëndësishme
Përgjatë mureve historike të kalasë, pranë kullës së sahatit, Qendra e Artit çeli ekspozitën “Elbasani në 100 vjet”. Një udhëtim vizual që sjell historinë e qytetit gjatë një shekulli, duke u ndalur në momente kyçe, figura të rëndësishme dhe transformimet që Elbasani ka pësuar ndër vite. Të shumtë ishin qytetarët që ndaluan për ta vizituar nga afër. Shumë prej tyre u shprehën me nostalgji për fotot e ekspozuara, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve që rikthejnë në vëmendje historinë dhe identitetin e qytetit. Sipas drejtorit të Qendrës së Artit, aktivitete të tilla përcjellin një ndjesi pozitive te qytetarët, duke lajmëruar një sezon të nxehtë artistik. I gjithë muaji gusht pritet të pasohet nga aktivitete të larmishme në Elbasan të dedikuara për të gjitha grupmoshat. /vizionplus.tv