Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Portal për hapësirat publike, Rama: Deri tani 600 denoncime nga qytetarët për zaptuesit
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e portalit të ri për denoncimin e zaptimeve të zonave të përbashkëta i quajtur “Hapësira ime publike”. E konsideruar si një dritare e re ku qytetarët mund të informojnë për zaptimet publike, kreu i qeverisë shkruan se kjo platformë do të shërbejë për të mbrojtur hapësirat publike dhe shmangien e mjedisit të ndotur. Deri më tani në portal numërohen rreth 600 denoncime të bëra nga qytetarët për zonat pranë tyre. “Mirëmëngjes dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama. Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës...