Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nuri: Reagim mbi marrjen me dhunë të ambienteve të Fokus Media Group: Rast tipik i Vetëgjyqësisë
Nga Franc Nuri Si Drejtues i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, por mbi të gjitha si qytetar i angazhuar, e konsideroj detyrim moral dhe profesional të reagoj ndaj dhunës së ushtruar sot, më 9 gusht 2025, mbi disa media shqiptare pjesë e Fokus Media Group: TV News 24, Balkanweb, Gazeta Panorama, TV Panorama, Gazeta Panorama Sport dhe Radio RASH. Akti i ndërhyrjes së dhunshme me forca policie për rrethimin e kësaj Media, pa Përmbarim dhe në tejkalim flagrant të vendimit të gjykatës dhe kontratës në fuqi, nuk ka të bëjë aspak me një zbatim normal të vendimeve gjyqësore (siç pretendohet nga Qeveria), por përbën një rast të pastër vetëgjyqësie! Po po, ky akt është vetëgjyqësi, e ndaluar dhe të dënueshme nga neni 277 i...