Makina e kafesë në punë mund t’ju rrezikojë nga një atak kardiak

Makina e kafesë në punë mund t’ju rrezikojë nga një atak kardiak

Nëse filxhani i kafes në mëngjes është arsyeja e vetme pse shkoni në punë në kohë, kemi disa lajme të hidhura për ju. Një studim i ri nga Suedia sugjeron se kafeja në zyrë mund të jetë një problem serioz për zemrën tuaj. Studiuesit analizuan mostra kafeje nga 14 makina kafeje në vende pune dhe zbuluan se ajo mund të përmbajë nivele më të larta të kafestolit dhe kahueolit, përbërës të njohur që rrisin kolesterolin LDL ("kolesterolin e keq"), krahasuar me kafen e përgatitur në mënyra të tjera. “Procesi i filtrimit është thelbësor për praninë ose mungesën e këtyre substancave që rrisin kolesterolin në kafe,” tha David Iggman, studiues në Universitetin e Uppsala-s, i cili drejtoi studimin. “Është e qartë që jo të gjitha makinat...