Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Avokatët e Pecorellit letër ministrit Tajani: Po jeton në kushte çnjerëzore
ITALI- Avokatët e Davide Pecorellit, shtetasit italian që ndodhet aktualisht në burgun e Tiranës, kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, dhe Ambasadës Italiane në Tiranë, për të siguruar një gjykim të drejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për klientin e tyre. Kërkesa është bërë përmes një letre publike, ku ata theksojnë nevojën urgjente për të rivendosur kushtet e dinjitetshme për të burgosurin dhe për të siguruar që ai të ketë mundësinë të marrë një gjykim të drejtë para Gjykatës së Apelit të Tiranës. Në letrën drejtuar Tajanit dhe Ambasadës Italiane, avokatët e Pecorellit shprehin shqetësimin për kushtet alarmante të paraburgimit të klientit të tyre, të cilat, sipas tyre, janë jashtë përputhjes me standardet evropiane dhe mund...