Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre

Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas pranisë së Policisë së Shtetit në ambientet e televizionit News24. Përmes një deklarate zyrtare, UGSH ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të mos bllokojnë apo të ndërpresin punën e gazetarëve. “UGSH kërkon nga institucionet shtetërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare. Ne po ndjekim me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje e cila ka një histori pararendëse. UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik”, njoftoi zyra informuese e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Po ashtu një reagim pati edhe Asociacioni Gazetarëve të Shqipërtisë. AGSH kërkoi...