Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Takimi i pritshëm Trump-Putin në Alaskë: Cilat janë temat e diskutimit?
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ai Rusisë Vladimir Putin të premten e ardhshme (15.08.2025) duan të takohen në Alaskë për t’u konsultuar mbi mundësinë e fundit të luftës në Ukrainë. Takimi në shtetin federal të SHBA-së në veri-perëndimin e largët pritet "me interes", deklaroi Trump në platformën e tij sociale "Truth Social". Kremlini e konfirmoi takimi dhe ftoi Trump pas takimit për një vizitë në Rusi. Takimi me Putinin, tha Trump, ka për qëllim përshpejtimin e procesit të paqes. Lidhur me temat e mundshme të marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë Trump tha, se kjo mund të përfshijë edhe një "shkëmbim territoresh". Detajet sidoqoftë do të diskutohen më vonë. "Eshtë e ndërlikuar, vërtetë jo e thjeshtë", theksoi ai. Trump dhe Putin nuk janë takuar më personalisht që nga...