Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Fluks lëvizjesh në Kapshticë-Qafë Thanë dhe Kakavijë, doganat punojnë me kapacitet të plotë
Pamje nga radhët TIRANË- Turistët dhe emigrantët që kthehen për të kaluar pushimet në Shqipëri kanë shkaktuar si gjithmonë fluks në disa pika kufitare të vendit. Situata duket më e ngarkuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Sipas të dhënave, pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Gjithashtu, për të shmangur pritjet e gjata, po punohet me procedurë të përshpejtuar. Nga ana tjetër, pala greke ka hapur 4 sportele në dalje por numri i madh i emigrantëve shqiptarë që vijnë për pushime në atdhe, ka bërë që të krijohet fluks në këtë doganë. Problematike është edhe gjendja në doganën e Qafë Thanës, ku gjithashtu është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit....