Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë, identifikohet autori, nisin hetimet për 55-vjeçarin

Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë, identifikohet autori, nisin hetimet për 55-vjeçarin

Kali i plagosur VLORË- Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 55-vjeçarit me iniciale S.M., nga Orikumi. Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një kal. NJOFTIMI I POLICISË: Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë...