Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

Një vit pritje për tu emëruar në pozicionin e punës sikurse iu jepte këtë të drejtë grada e fituar me konkurs, por në fund, ajo që morën nga strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit ishte lajmërimi që humbën jo vetëm punën sipas gradës, por edhe vetë gradën, duke ua hequr një yll nga supet… Dhjetëra komisarë janë djegur në një proces të dyshimtë emërimesh në strukturat e policisë, duke i detyruar disa prej tyre që t’i drejtohen gjykatës për rikthim të gradës së fituar dhe emërim në pozicionin e punës që i korrespondon këtij titulli. “Nuk është ndjekur procesi i rregullt i emërimeve pozicion pune-gradë dhe pavarësisht se jemi renditur fitues dhe kapur mbi 70 pikë, sikurse e përcakton ligji për Policinë e Shtetit, jemi shmangur padrejtësisht...