Aksident në Fushë-Arrëz, makina del nga rruga, plagosen pasagjerët

Aksident në Fushë-Arrëz, makina del nga rruga, plagosen pasagjerët

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fushë Arrëz-Pukë, duke shkaktuar plagosjen e pasagjerëve. Automjeti që drejtohej nga shoferi me inciale A.B., doli nga rruga rreth orës 11:30. Policia thotë se shkak u bë humbja e drejtimit nga ana e shoferit. Ndërkohë, dy pasagjerët, A.Z. dhe R.L., që ndodheshin në makinë, mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.